Categories Lajme

“Komandant Vlora”: kandidati për deputet që ka votën e familjes Jashari

Zgjedhjet e 25 Prillit shënojnë një zhvillim shumë të rëndësishëm, krahasuar me ato të vitit 2009, 2013 dhe ‘ 2017. Për herë të parë pas vendosjes së sistemit proporcional rajonal, zgjedhësit mund të votojnë edhe për kandidatin që preferojnë përveç partisë që mbështesin.

Madje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur të quhet votë e vlefshme, edhe nëse një qytetar vendos kryqin vetëm në kutinë e vogël të kandidatëve me numra, pa sigluar katrorin e madh të partisë. Natyrisht që vota shkon edhe për forcën politike, por në radhë të parë vota preferenciale merr një kuptim tejet të rëndësishëm.

Pra ka një mundësi sado jo të plotë për zgjedhësit shqiptar që të japin preferencat për kandidatët e tyre edhe brenda grupeve të ndryshme politike. Një rast për t’i dhënë shtysën një politike transversale për të çmuar individët më me integritet dhe cilësi të duhura për të përfaqësuar vendin.

Siç bën të ditur edhe ambasadorja amerikane, thuajse çdo ditë në muajin e fundit. E në këtë rrugë elektorale, Pamfleti, i ka dhënë një rëndësi të veçantë identifikimit dhe promovimit të njerëzve me cilësi në listat e thuajse të gjitha partive politike në vend. Gjë që e kemi bërë vazhdimisht këto ditë.

Një nga kandidatët, që plotësojnë shumë nga cilësitë e duhura për një përfaqësim dinjitoz në listat e garuesve për deputet është edhe Leonard Beqiri. I cili ndodhet në numrin 11 në renditjen e listës së Partisë Socialiste në qarkun Vlorë.

Leonard Beqiri, edhe pse në atë që quhet “gjysëm-moshë” është një intelektual me një veprimtari shumëdimensionale në shërbimin publik për vendin.

Vlonjat safi, Beqiri nuk ka hyrë në politikë si shumica e garuesve në listat e partive, me katapultim apo me aktivizëm gavete nëpër organizatat apo seksionet e partive shqiptare. I diplomuar si Oficer i Ushtrisë Shqiptare në Akademinë “Skënderbej” Leonard Beqiri, e ka nisur aktivitetin e tij të rëndësishëm në shërbimin publik, duke qenë komandant i Batalionit të Morinit në Kukës, ku që nga fillimi i viteve 90 e deri në çlirimin e Kosovës, ai ka qenë një nga njerëzit që ka kontribuar fort për reziztencën e armatosur.

Që prej kur kjo rezistencë ishte në embrionin e saj, Leonard Beqiraj, ishte një nga bashkëpunëtorët kryesor të veprimtarëve të Kosovës, që e fitoi besimin e tyre. E atëherë ishte shumë e vështirë ta fitoje, pasi shpesh njerëzit e reziztencës arrestoheshin e dekonspiroheshin nga qarqe të shtetit shqiptar.

Lidhja me rezistencën kombëtare ka qenë aq e ngushtë, sa ju besua në ato vite që të tërhiqte nga kufiri ilegalisht Rifat Jasharin, vëllain e Adem Jasharit, përkatësisht person i d ënuar me v dekje nga pushteti i Milosheviçit dhe e ka dërguar deri në Portin e Durrësit në traget për të dalë në perëndim, në një fshehtësi të plotë.

Po flasim për vitet e para të rezistencës, se në kulmin e saj, Leonard Beqiri ishte personi kyç që siguronte furnizimin e UÇK-së me a rmë e m unicione dhe krijonte ndërlidhjet operacionale e logjistike. Pikërisht për këtë kontribut, ai mbajti në luftë emrin e koduar “Komandant Vlora”, kontribut për të cilin është nderuar edhe nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por ky kontribut patriotik është vetëm një aspekt i kontributit politik të “Komandant Vlorës”. Ai nuk është thjesht një ushtarak, por një intelektual shumëdimensional, i cili është diplomuar në SHBA dhe Gjermani për Administrim Biznes dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku ka titullin Doktor Shkencash.

Për disa vite, ka jetuar në Achhen të Gjermanisë, është aktivizuar në Partinë Socialdemokrate Gjermane, ku u zgjodh edhe një nga drejtuesit lokalë të SPD-së.

Lidhjet e forta me Gjermaninë e institucionet e këtij shteti të madh, janë mundësi e rëndësishme për të kontaktuar direkt për projektet ndaj Vlorës, ku GIZ e GTZ-ja janë aktorë të rëndësishëm në financimin publik.

Me një fjalë, një kandidat që kur ishte në kulmin e rinisë e filloi si luftëtar, e vijoi me shkollim e doktorim, dha kontributin e tij në administratë duke u përballur me të keqen dhe sot kërkon të përfaqësojë njerëzit e vendit ku lindi në Parlamentin e ri…/Pamfleti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht…

LEXO ME SHUME