Categories Lajme

Komisionerja e BE-së iu dërgon ultimatumin e prerë partive politike në Shqipëri

Pas takimit që realizoi sot në Tiranë me kryenegociatori Zef Mazi, komisionerja e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson dha një mesazh të fortë për të gjitha partitë politike në vendin tonë.

Johansson ka thënë se Shqipëria ka miratuar disa reforma të rëndësishme në rrugën e saj drejt BE-së, por theksoi se ka akoma punë për tu bërë. Komisionerja e BE u bëri thirrje partive politike që të garantojnë integritet në listat për deputetë. “Jam e kënaqur që reformat e mëdha, reforma në drejtësi, reforma për azilin, Shqipëria ka arritur t’i miratojë. Ka shumë fusha ku bashkëpunimi ynë duhet të forcohet.

Duhet të vazhdohen reformat për shtetin e së drejtës, por dhe për të pasur një bashkëpunim më të mirë dhe situatë më të mirë. Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre që të ketë një integritet të lartë në lista. Kjo na ndihmon të bindim shtete anëtare për sundimin e ligjit në Shqipëri”, tha komisionerja Johansson.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME