fbpx
Lajme

Komuniteti rom ditën e sotme është ngritur në një protestë para bashkisë së qytetit të Vlorës

Komuniteti rom ditën e sotme është ngritur në një protestë para bashkisë së qytetit të Vlorës. Prej kohësh pa ujë,pa ushqim,pa punë e të izoluar nga koronavirusi,ata kërkojnë një zgjidhje nga kryetari Leli. Fëmijë,të rritur e deri mosha e tretë, mbi 30 familje të lagjes ”Partizani”  jetojnë në kushte skandaloze, ku tani nuk u lejohet të punojnë si rrjedhojë e urdhrit të kryeministrit.Prej 10 ditësh të izoluar,me pjesëtarë me probleme shëndetësore në familje,ata e kanë të pamundur të mbijetojnë.Thirrja që i bëjnë bashkisë është tu lejohet të punojnë,ose tu jepen ndihma pasi në të kundërt do të detyrohen të grabisin dyqane si zgjidhje e vetme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button