Meksika ka konfirmuar viktimën e parë nga Covid-19.
Njoftimin e dha Ministria e Shëndetësisë në vend.
Pacienti, i cili gjithashtu kishte diabet, filloi të shfaqte simptoma të koronavirusit më 9 mars, sipas ministrisë.
Ministria nuk specifikoi se ku vdiq pacienti në Meksikë dhe i shprehu ngushëllimet familjes së tij nëpërmjet një postimi në Twitter.
Meksika ka 93 raste me Covid-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.