Categories Lajme

Konstituohet Këshilli i Qarkut Vlorë

Eshtë zhvilluar këtë të premte, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Labëria ”, në Vlorë, mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Vlorë,në zbatim të nenit 74, pika 2,3,4,5, të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , me këtë rend dite:

  1. Zgjedhja e komisionit të mandateve
  2. Vërtetimi i mandateve të anëtarëve të Këshillit të Qarkut
  3. Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit të Qarkut
  4. Zgjedhja e Zv / Kryetarit të Këshillit të Qarkut
  5. Zgjedhja e Kryesisë së Këshillit të Qarkut

Të pranishëm deputetë të Qarkut Vlorë , ish këshilltarë të Qarkut si dhe këshilltarët aktuale. Mbledhja e thirrur nga kreytari i Bashkisë më të madhe të Qarkut ,është celur nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan leli .Më pas mbledhja është drejtuar nga këshilltari më i vjetër Sulo Bubeqi,i cil i ka hapur rrugë zbatimit të rendit të ditës. E vetmja candidaturë Ervis Mocka është votuar nga 29 këshilltarët e pranishëm ,vota e të cilëve e ka rizgjedhur atë përsëri në krye të këtij këshilli..Pra Mocka do të drejtojë këshillin e qarkut Vlorë edhe në këtë mandat të 2 të të tij.Me 29 vota është zgjedhur dhe numri 2 i Këshillit të Qarkut Harallamb Pandehi. Kështu ka përfunduar sot dhe mbledhja e cila konstituoi këshillin e Qarkut të Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME