Categories Lajme

Vijon “furtuna” në Kadastrën e Vlorës, shkarkohen edhe 4 juristë

Skandali i mosregjistrimit të një prone me vendim gjykate u ka kushtuar shkarkimin nga detyra 4 juristëve të Kadastrës së Vlorës dhe vërejtje për 19 të tjerë.  Por ata rrezikojnë edhe procedime penale, në varësi të përfundimeve të hetimit të gjerë që ka nisur tashmë për tjetërsimin e pronave.

Katër juristë të kadastrës së Vlorës janë shkarkuar nga detyra ndërsa 19 të tjerë kanë marrë vërejte.

Masat janë marrë pas skandalit të injorimit të një vendimi të Gjykatës së Lartë për të regjistruar një pronë.

Burimet thanë se vendimet për 23 punonjësit që janë nën hetim nga Anti krimi ekonomik dhe KLSH u janë komunikuar në Tiranë.

Më herët nga ky institucion u larguan nga detyra drejtori Florian Alimadhi dhe zëvendës drejtorët Klodian Troci dhe Ardjan Musta, tashmë të zëvendësuar.

Por burimet thonë se largimi nga detyra mund të jetë vetëm masa e parë ndaj punonjësve të Kadastrës.

Në varësi të hetimit të Policisë dhe verifikimeve të nisura nga KLSH ata rrezikojnë të çohen për ndjekje penale.

Anti krimi ekonomik zbarkoi në qytetin bregdetar pas denoncimit të skandalit me dosjen 246 që i përket një prone në Jalë.

Ndërsa inspektorët e KLSH sipas burimeve kanë mbërritur pranë Kadastrës së Vlorës që prej Gushtit dhe po verifikojnë të gjitha dosjet e katër viteve të fundit.

Hetimet janë përqendruar tek tjetërsimi i pronës, një prej problematikave më të nxehta kryesisht në bregdetin e Vlorës të denoncuar gjerësisht nga qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME