Categories Lajme

Kontrabanduan 1.5 ton kokainë në Belgjikë, dënohen shqiptarët/ Kush ishte “Bisha” që drejtonte rrjetin? (EMRAT)

Një bandë droge që kontrabandonte tonelata kokainë përmes Belgjikës, po përballet me burg dhe konfiskim të miliona eurove.

‘Biznesi’ i katër burrave nga Shqipëria dhe Rumania u shkatërrua pas një kontrolli në Francë. Në kuadër të një operacioni në një kamion në Coquelles u sekuestruan 261.80 kilogramë kokainë, të fshehura në 26 struktura druri që dukeshin si trarë. Por duket se kjo sasi ishte vetëm maja e ajsbergut. Gjatë një hetimi të drejtuesit të kamionit, Constantin S. (38), policia gjeti aplikacionin Sky EÇ të instaluar në iPhone-in e tij, ku u zbuluan qindra mesazhe me trafikantët e drogës.

Sipas hetimeve, ky grup kriminal akuzohet se ka trafikuar rreth një ton e gjysmë kokainë. Ndërkohë, të arrestuar janë shqiptarët Altin D., 42 vjeç dhe Rinor S., 40 vjeç, që ngarkonin drogën, ndërsa David P. organizonte transportet.

Shoferi i kamionit i kishte thënë policisë se kishte pasur frikë për familjen e tij që të hiqte dorë nga kjo veprimtari, pasi kishte dy fëmijë në Rumani.

“Në një moment u kërcënova me armë”, tha shoferi në dëshminë e tij. Ndërkohë, trafiku drejtohej nga kreu i njohur me emrin ‘Bisha’ i cili është dënuar me 7 vite burg dhe me 40 mijë euro gjobë. Nga ana tjetër shoferi Konstantin S., është dënuar me 3 vite burg, ndërsa dy shqiptarët me nga 2 vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME