Lajme

Kontroll 100 mijë ndërtesave: Do të përforcohen, do të shemben vetëm rastet specifike

Qeveria ka gati VKM-te për të nisur auditimin teknik të pallateve që janë ndërtuar para viteve 73’. Të gjitha bashkitë nëpërmjet eksperteve të tyre apo kompanive private pritet te inspektojnë mbi 100 mijë godina që më pas do të certifikohen nga Instituti i Ndërtimit.

Sipas krerëve të këtij institucioni qëllimi kryesor i kësaj nisme është riparimi i objekteve dhe jo shembja e tyre.

“Këtu nuk flitet për shembje, por për riparim të objekteve që janë ndërtuar para 50 viteve. Të gjitha godinat në botë kalojnë auditive por nuk shemben, vetëm në rastet se do jetë ndonjë shembull flagrant dhe banorët duan që të shemben, vetëm atëherë mund të merret miratimi.

Ky proces ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i banorëve dhe jo vetëm, por edhe përdoruesve të shtëpive me qira, të bankave që japin kredi dhe marrin kolateral pasuri imobiliare, shumë agjenci imobiliare dhe sigurisht shqetësimi i qeverisë është siguria e qytetarëve. E dimë shumë mirë që amortizimi është fizik si rezultat i faktorëve fizikë, por edhe i faktorëve njerëzorë. E dimë shumë mirë që në katet përdhe godinat janë dëmtuar nga përdoruesit”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close