Categories Lajme

Korçë, Me 23 emigrantë të paligjshëm, kapet 46 vjeçari

Një 46 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi është kapur me 23 emigrantë të paligjshëm në makinë. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale I.T. 46 vjeç, banues në Durrës, u ndalua duke  transportuar 23 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte fshehur në karrocerinë e kamufluar të mjetit, me qëllim shmangien e kapjes nga policia, vihet në pranga 1 shtetas. Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Goditet 1 tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte fshehur në karrocerinë e kamufluar të mjetit, me qëllim shmangien e kapjes nga policia, vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA-Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, të shtetasit I. T., 46 vjeç, banues në Durrës (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së na rkotikëve dhe vjedhjes).

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara, se një mjet tip “Ford” do të transportonte kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës, emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën duke bërë të mundur lokalizimin e mjetit me drejtues 46-vjeçarin dhe ndalimin e tij në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në karrocerinë e mjetit, në një vend të përshtatur me dërrasa dhe binarë druri, u gjetën të fshehur 23 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, shtetasi I. T., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor, të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME