Një staf mjekësor vendosur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas që kur koranavirusi u shpall emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Por pas prekjes së Italisë nga koronavirusit, burime për Rtv Ora bëjnë me dije se stafi mjekësor dhe pajisjet mjekësore janë dyfishuar. Stafi përbëhet nga tre persona në turn, të cilët do të duhet të kontrollojnë pasagjerët e fluurimeve nga Kina dhe Italia. Në aeroportin e Rinasit ndodhet një dhomë izolimi për çdo emergjencë.