Categories Lajme

Koronavirusi në Itali nuk kursen as Kishën, 23 klerikë humbin jetën nga Covid-19

Pandemia e Covid-19 në Itali nuk ka kursyer as klerikët.

Misioni i tyre është të rrijnë pranë njerëzve, t’u shërbejnë e të ndihmojnë më nevojtarët. Është e paevitueshme që mes viktimave të shumtë nga pandemia të ketë dhe mjaft priftërinj.

Deri më sot janë regjistruar 23 klerikë të cilët kanë mbetur viktimë nga koronavirusi në Itali.

Bergamo është një nga territoret me numrin më të lartë të viktimave, ku  janë regjistruar 10 priftërinj viktimë të Covid-19.

Në Parma 5 priftërinj kanë ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit me koronavirus.

Në Milano 2 priftërinj  kanë ndërruar jetë me koronavirus dhe po 2 është numri i tyre në Kremona.

2 priftërinj me koronavirus kanë humbur jetën në rajonin e Piemontes e dy të tjerë janë regjistruar në provincën e Lodit e të Breshias.

Me dhjetra është dhe numri i klerikëve pozitivë me COVID-19 që po kurohen në struktura spitalore e në repartet e terapisë intensive.

Në mbrëmjen e 18 marsit Papa Françesku i ka telefonuar peshkopit të Bergamos Im Zot Francesco Beschi, duke i shprehur se i gjëndet pranë në këtë moment të vështirë që po kalon qyteti e se lutet për viktimat, të sëmurët, klerikët e familjet e tyre. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME