Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke shkarkuar nga detyra prokurorin Gjon Kodra.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për prokurorin Gjon Kodra.
Trupa gjykuese pasi analizoi provat dhe faktet, vendosi ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit Gjon Kodra.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë më 21 dhjetor 2021, subjektin e rivlerësimit, Gjon Kodra, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pas vendimit të KPA, largohet nga sistemi i drejtësisë.