Categories Lajme

KQZ i jep Fredi Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

KQZ dha vendimin sot për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.

Mes tyre përfshihet edhe mandati i Himarës që e ka fituar kandidati i ‘BF’, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për shitblerje votash.

KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.

Por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një tjetër hallkë proceduriale, betimin para Këshillit Bashkiak.

Ky aspekt procedurial mund të kthehet në ngërç për Belerin që është në burg, dhe mbetet për tu parë se si do të veprohet në kushtet kur një kryetar bashkie para se të nisë punën duhet të betohet në Këshillin Bashkiak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME