Categories Lajme

Kreu i bandës u arratis/ Kush e dekonspiroi operacionin ‘Rruga e gabuar’

Gjatë operacionit ‘Rruga e gabuar’ u prangosën me bujë 32 persona, kryesisht taksistë dhe shoqërues klandestinësh, por jo i dyshuari kryesor i grupit, Dritan Gramozi.

Megjithëse ditën e aksionit 44-vjeçari ishte nën vëzhgimin e agjentëve civilë teksa ishte duke pirë kafe, në mënyrë të çuditshme dhe ende të pashpjegueshme ai i shpëtoi policisë.

I vetmi që u prangos në lokalin ku po konsumonte kafe Dritan Gramozi, është Rezart Hoxha, një i bashkëdyshuar me të.

Nuk ka ende një shpjegim zyrtar se si u largua nga vendi ku ishte rrethuar Dritan Gramozi, ndërkohë që nuk përjashtohen mundësia që ky aksion të jetë dekonspiruar.

Siç thuhet në dosje Dritan Gramozi është njeriu që prodhonte dhe siguronte dokumente të falsifikuara, jo vetëm karta identiteti, por edhe pasaporta greke, italiane, bullgare dhe çeke.

Më tej, prokuroria tregon se Gramozi, pasi gjente përmes bashkëpunëtorëve të tij personat që do të udhëtonin në mënyrë të paligjshme ju mundësonte atyre edhe kalimin e paligjshëm përmes pikave të Qafë-Botës dhe Kakavijës.

Mënyra më speciale e ndërhyrjes në dokumente është ajo e fshirjes së vulave për çdo person i cili ishte deportuar nga vendet e Bashkimit Europian.

Ky shtetas, sipas prokurorisë, posedonte 4 numra telefoni dhe përmes anëtarëve Gramozi kujdesej jo vetëm për rezervimin e linjave të udhëtimit, por edhe akomodimin dhe mbërritjen në destinacion. Por, episodi më i rëndë është ai i pajisjes me dokumenta false të Hajri Seferit, që është i dyshuari i grupit Avdylaj, i cili është kapur teksa po largohej nga Shqipëria.

Por, gjatë ditës të gjithë të arrestuarit u lanë nën arrest me burg, por nuk munguan edhe denoncime si ai i Enver Mukës për të cilin edhe pse ishte shpallur në mungesë arrest shtëpiak ai u shfaq në të njëjtin kafaz me të arrestuarit që u sollën nga paraburgimi. Menjëherë pasi gjykata konstatoi këtë shkelje urdhëroi lirimin e Mukës, i cili nuk e shpjegoi dot se si përfundoi në paraburgim. /TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME