Categories Lajme

Kreu i Myslimanëve uron festën e Kurban Bajramit

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu uron gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit. “Le të shërbejë kjo festë për të ripërtërirë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes. Kurban Bajrami është dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit”, thotë ndër të tjera kreu i KMSH-së Bujar Spahiu. Sakaq, në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe gjithë botën për shkak të pandemisë, ai bën thirrje për kujdes dhe respektimin e rregullave kundër përhapjes së Covid-19.

F JALA E PLOTË:
Bismil-lahi Rrahmani Rrahim! Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Të nderuar besimtarë! Falënderimet i takojnë Krijuesit të gjithësisë, Zotit të Botërave, Allahut (xh.sh). Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), mbi familjen e tij të dashur, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në ditën e fundit.

Në këto çaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit ku atmosfera shpirtërore ndihet anembanë më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucionit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë Bajrami në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj. Festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtë me kushtin e pestë të Islamit, Haxhin. Por ndryshe nga vitet e tjera për arsye të situatës së krijuar nga pandemia besimtarët myslimanë nga mbarë bota nuk mundën ta kryejnë haxhin e këtij viti.

Mungesa e tablosë së bukur të haxhit ku miliona haxhinjë nga vende të ndryshme të botës, të veshur me të bardha, pa dallim kombësie, shtrese shoqërore, të bashkuar vetëm për t’ju lutur Allahut të lartësuar për paqe dhe dashuri mes njerëzve, për të kërkuar falje për mëkatet, për t’u bërë prej njerëzve të sinqertë dhe të devotshëm do të na mungojë këtë vit. Por mbi të gjitha detyra jonë është të nxjerrim urtësi nga çdo ngjarje, dhe në këto ditë feste le të shpalosim të gjitha vlerat njerëzore, edukative dhe shpirtërore të Haxhit.

Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. Në Kuranin famëlartë Allahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit por përkushtimi ynë që kemi për të. Pra Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin, dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi më afër pëlqimit të Tij.

Le të shërbejë kjo festë për të ripërtërirë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes. Kurban Bajrami është dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit. Të kujdesemi që atmosferën e këtyre ditëve ta ndjejnë të gjithë. Të qëndrojmë pranë të moshuarve, të lumturojmë familjen, fëmijët tanë dhe të gjendemi pranë njerëzve në nevojë.

Gjatë këtyre ditëve të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19. Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë në fenë tonë. Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen, dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë. Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë.

Kjo ditë e bekuar është ditë e harmonisë, bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit, ditë e mirënjohjes dhe e falënderimit ndaj mirësive të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm ia ka dhuruar njerëzimit. I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME