Categories Lajme

“Krim të vrasësh veten për këta”/ Banori i Bërxullës nxjerr shishen e benzinës, efektivi i policisë ia rrëmben nga dora

Një prej banorëve të Bërxullës ka paralajmëruar vetëflijim në rast se policia nuk tërhiqet nga projekti Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre.

Ai u shpreh për gazetarët se sot është tërhequr nga ky vendim pas i ka dhënë besën dy vajzave të tij që jetojnë jashtë vendit.

“Rracë më e poshtër nuk ka. Ky është ai që vret. Ky të merr pronën. Nuk lë gjë pa bërë. Zoti e ka bërë këtë muaj. Por këto nuk duan asgjë. Ky popull është i gjithi në agjërim përveç atyre që janë sëmurë. Shtetit po ia numërojnë përditë për këtë masakër që bën. Ku është prokuroria, gjykata, SPAK-u?!  Tallen atje në karrige. Radhën tjetër thashë do të flijoj veten. Sot nuk e bëj. I kam dhënë besën vajzave të mia në Itali. Është krim të vrasësh veten për këta. Por të detyrojnë duke u tallur me popullin. Nuk është dhënë as dëmshpërblimi i asaj rruge”, tha ai.

Por teksa fliste banori nxori një shishe benzine duke e treguar nga kamerat. Në atë moment ndërhyri një efektiv policie i cili ia mori nga dora për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. Kjo e revoltoi banorin.

“Të kesh turpin më të madh. Ja vëllezër shikoni se çfarë bëhet. Të bësh masakër, nuk ke çe do jetën. Nuk thotë kush hajde flasim. Nuk ka më keq më. O vëllezër, o motra, le të na vrasin. Ne do ta ndjekim rrugën tonë ligjore. Do i drejtohemi Strasburgut”, u shpreh ai.

Banorët e Bërxullës bllokuan sërish rrugën ditën e sotme pasi kundërshtojnë projektin Thumanë Kashar.

Ata kanë paralajmëruar se protestat e tyre do të përshkallëzohen dhe në vazhdim do të qëndrojnë deri në 48 orë në rrugë.

Një prej banorëve shprehet se nga projekti që parashikohet në këtë zonë bllokohen 100 mijë banorë ndërsa i kërkon qeverisë të marrë masa.

“Do të përshkallëzojmë protestën. Do rrimë deri në 48 orë pa lëvizur nga rruga. Do ta bllokojmë rrugën. Rrugë alternative i kanë. Shteti ka bllokuar BERZH-in për të dëmshpërblyer pronat.

Duhet të dini  një gjë. Kjo rrugë që shikoni ju, bllokohen 100 mijë banorë. Këtu po bëhet një masakër. Nuk ka qeveri ta marrë vesh. Është zhvilluar nga studio e Italisë pa e parë askush në terren.

Të paktën një dron të kishin ngritur për ta studiuar. Kjo rrugë as Shqipërisë nuk i shërben. I shërben botës dhe Europës që duan të kalojnë. Bota të gjejë zgjidhje. Ambasada amerikane i ka parë. Janë në dijeni të protestës sonë prej 6 muajsh dhe asnjë nuk merr kurajon”, shprehet banori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME