Categories Lajme

Krujë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, Asgjësohen rreth 1200 bimë kanabisi

Krujë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”.

Asgjësohen rreth 1200 bimë kanabisi.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Tiranë dhe grupet e FNSh Tiranë, po vijojnë megaoperacionin policor të koduar “Territor i pastër”.

Në operacion janë të përfshirë 10 grupe kontrolli me 80 forca policore dhe 7 dronë.

Operacioni është shtrirë në Malësinë e Krujës dhe në territore të tjera të rrethit të Krujës.

Operacioni antikanabis po drejtohet nga shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Kreshnik Alimadhi dhe stafi i ri drejtues.

Gjatë fazave të mëparshme të operacionit janë asgjësuar 16 013 bimë narkotike dhe qindra fara kanabisi.

Gjatë një prononcimi, shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Kreshnik Alimadhi ka bërë me dije se aktualisht është duke u zhvilluar faza e 29-të e operacionit dhe gjatë kësaj faze janë asgjësuar rreth 1200 bimë të dyshuara kanabis, si dhe është vënë në pranga 1 shtetas.

Operacioni është në zhvillim e sipër dhe shefi i Komisariatit të Policisë Krujë është shprehur se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar gjatë të gjitha fazave të këtij megaoperacioni.

Ndër të tjera, shefi i Komisariatit të Policisë Krujë ka siguruar të gjithë qytetarët e rrethit të Krujës, se tashmë Policia e Krujës, me ristrukturimin e ri, ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe burimet njerëzore për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmëritë, dhe në këtë kontekst ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, duke denoncuar në numrin 112, çdo paligjshmëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME