Categories Lajme

Kukës, Parandalohet krimi, goditën njëri-tjetrin me sende të forta, dy të arrestuar

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Kukësit pasi për arsye pronësie po ziheshin me njëri-tjetrin.

Sipas policisë mësohet se falë ndërhyrjes është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti ku këto dy shtetas po godisnin njëri-tjetrin me mjete të forta. Burimet thanë se arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet D. B., 42 vjeç dhe F. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Bele.

NJOFTIMI I POLICISE

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie, mes 2 shtetasve. Vihen në pranga 2 shtetasit që u konfliktuan fizikisht dhe goditën njëri-tjetrin, me mjete të forta. Gjendet në automjetin e njërit prej shtetasve të arrestuar dhe sekuestrohet nga Policia, një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Shërbimet e Policisë Kukës, menjëherë pas njoftimit për një konflikt me mjete të forta mes dy shtetasve, në fshatin Lojme, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 42 vjeç dhe F. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Bele, pasi kanë goditur njëri – tjetrin dhe automjetet që përdornin, me mjete të forta.

Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Ky shkop u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet në pronësi të shtetasve të arrestuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME