Categories Lajme

Kryemadhi, takim me banorët e Zall Bastarit: Zgjedhje selektive në rindërtimin e shtëpive

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me banorët e Zall Bastarit, ku ka hedhur akuza se për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, ka zgjedhje selektive nga njësitë administrative.“Çështja e tërmetit është kthyer në një çështje me dy standarde. Një standard tjetër është për sa i përket atyre që janë të lidhur me drejtuesin e njësisë administrative, bashkinë apo një strukturë politikë, kur ndërkohë të gjithë qytetarët që në momentin që paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, edhe shteti duhet të jetë i barabartë me ta”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por edhe t’i evidentojmë, në mënyrë të tillë që ne t’u japim shansin dhe mundësinë të gjithë njerëzve për t’u përfshirë dhe për të marrë atë ndihmë që u takon nga shteti. Kryemadhi shtoi se një nga gjërat që duhet të eliminojmë është konkurrenca e pandershme me mallrat e importit.

“Një nga gjërat që ne duam është të eliminojmë konkurrencën e pandershme me mallrat e importit dhe për t’i krijuar shqiptarëve mundësinë që jo vetëm të ushqehen mirë, por të kenë mundësinë për t’u ushqyer edhe më lirë, sepse sot kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. Ushqimi me prodhimet vendase është edhe më i mirë, edhe më i shëndetshëm, por edhe më i lirë. Krijon mundësi edhe një lloj riqarkullimi të parasë tek shqiptarët. Kështu që është një nga gjërat më të mira. Unë shpresoj që të kemi mundësinë për ta realizuar këtë gjë”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME