Categories Lajme

Kujdes e vetëm Kujdes! Po rriten shifrat e aksidentève

Shifrat e aksidenteve në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti i Statistikave, në 3 muajt e parë te vitit janë regjistruar 323 aksidente rrugorë, ndërsa krahasuar më një vit më parë po në të njëjtën periudhë kanë ndodhur vetëm 264 të tilla. Sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Arben Luzi, shkak është lëvizja e parregullt e qytetarëve të cilët përdorin biçikletën, duke i shtuar këtij fakti edhe ndryshimin e sinjalistikës.

“Një pjesë e mirë e aksidenteve vijnë dhe nga biçiklistët. Po t’i shikojmë në qytetin e Tiranës janë bërë shumë hapa ku është kërkuar që të bëhen rrugë vetëm për kalimin e biçikletave. Në shumë rrugë kanë ndryshuar formën e tyre, janë bërë me korsi të dedikuar vetëm për kalimin e biçikletave dhe ndërkohë shikon shumë drejtues të mjeteve me biçikletë që qarkullojnë në rrugë përkrah makinave, aq më keq dhe në mes të tyre.

Shumica e rrugëve në Tiranë janë një-kalimëshe, domethënë me dy korsi me një sens lëvizje,” thotë Luzi. Me ardhjen e emigrantëve për pushime, fluksi i qarkullimit rritet sidomos në kryeqytet. Eksperti rrugor ka një apel për ta.

“Kujdes, kujdes dhe vetëm kujdes në drejtimin e mjeteve por kryesisht do t’i jepja edhe këmbësorëve të cilët kapërcejnë karenxhatën vend dhe pa vend,” tha Luzi. Vetëm 1 natë më parë dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën. Për fat të mirë nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME