Categories Lajme

“Kur do ma prezantosh ndonjë shoqe?”, pezullohet shefi i krimeve në Divjakë, si e “ngacmoi” kandidaten për police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra Lorenc Brahon shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, pas transmetimit në emisionin “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën.

Pas transmetimit në emisionin e sotshëm “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisar L. B., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë. Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjës policie, sepse Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve, njofton policia.

Një nënë e divorcuar denoncoi shefin e krimeve dhe publikoi një bisedë me të, ku Braho i kërkonte t’i prezantonte ndonjë vajzë në këmbim të përgjigjes pozitive pas konkurrimit të saj për police burgu.

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës sipas procedurës ka dërguar informacion negativ tek burgjet për kandidaten. Në fakt, dënimi i vëllait të kandidates për trafik klandestinësh e ka penalizuar njëherë atë kur kërkoi të bëhej police shteti.

Ndaj në këtë rast, gruaja para se të regjistrohej në konkursin ku dhe u certifikua u konsultua dhe iu tha se nuk i prishte punë rasti i të vëllait.

Biseda me mesazhe

Denoncuesja: Mirëmëngjes, a ka ardhur gjë?

Lorenc Braho: S’jam në punë.

Denoncuesja: Ok, se po iki të pyes vetë.

Lorenc Braho: Kur do të ju emërojnë?

Denoncuesja: Përderisa dolën këto, ndoshta nga java. Sa të emërohem një drekë e keni.

Lorenc Braho: Drekën po e po por ndonjë shoqe të hajrit kur do të na e prezantosh?!

Denoncuesja: Po ti je shef, i kap kollaj.

Lorenc Braho: S’kam kapur gjë deri tani.

Denoncuesja: Po, a ke parë femra?!

Lorenc Braho: Po nuk vij vërdallë shumë.

Denoncuesja: Po si pret të kapësh pra, te komisariati s’të vijnë?!

Lorenc Braho: Ke të drejtë, s’na ndihmon dot.

Denoncuesja: Ti e ke parë që unë kam shokë dhe jo shoqe.

Lorenc Braho: Po, po.

Denoncuesja: Ti do gocë tamam, nuk do që ta marrë vesh e gjithë Divjaka.

Lorenc Braho: Po normal se këtu sa me llafe merren.

Denoncuesja: Po pra.

Lorenc Braho: Ndaj studio pak ndonjërën.

Denoncuesja:Do e kem parasysh.

Lorenc Braho: Ok.

Denoncuesja i thotë se mesazhet e tij i ka ruajtur dhe do t’i çojë në emisionin “Stop”. Në këtë moment shefi i premton se do të zgjidhë çdo gjë të hënën.

Denoncuesja: Ai e ka studiuar, ndaj dhe unë u skualifikova. M’u tha që ti je e skualifikuar nga e gjithë kjo që ti ke bërë.

Pasi dola nga drejtoria e kam telefonuar dhe më ka bërë bllok dhe as 30 minuta nuk kaluan kur më shkuan dikush në emër të tij me një numër tjetër.

Biseda me mesazhe:

Mesazhi: O shefe, Dinua jam. Jam me shefin e krimeve dhe më thotë që të aplikosh prapë që të ia jap se i kishte rënë bilbilit.

Denoncuesja: Do të merret “Stop” me këtë punë tani.

Mesazhi: Hajde flasim nesër.

Denoncuesja: Nuk dua të flas me asnjë. I kam të gjitha mesazhet, do t’i çoj tek “Stop” legenat.

Mesazhi: Po hajde ta marrësh nesër.

Denoncuesja: Çfarë të marr nesër?

Mesazhi: Atë që do. Të hënë hajde. Atë tjetrën e merr ta sjellësh që është bërë gabim.

Por të hënën shefi i krimeve pretendon se ishte i sëmurë.

Denoncuesja: Shefi, si je si kalove?

Shefi i krimeve: Kush je mo?

Denoncuesja: Të hënën më thatë që do të më jepnit një përgjigje tamam të hënën dhe prandaj të mora se është e hënë.

Shefi i krimeve: Po unë u sëmura…

/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME