Categories Lajme

Kush e çoi çështjen e detit në Hagë, Rama shfryn përpara gazetarëve: E bëra unë dhe PS-ja, pala greke ra dakord me ne

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media të mbajtur në ambientet e kryeministrisë, u prononcua në lidhje me dërgimin e çështjes së detit në Hagë. Rama theksoi se këtë çështje e kërkoi qeveria shqiptare, e cila në dakordësi me palën greke ranë në kompromis ta zgjidhin këtë problematik në një Gjykatë Ndërkombëtare.

“Për Greqinë çështjen e detit e ka hapur Shqipëria, për Greqinë ka qenë e mbyllur me marraveshjen që ka bërë Berisha dhe Luli. Greqia nuk ka pasur asnjë pretendim më shumë sesa ai që ka marrë me marrëveshjen e Saliut, çështjen e kam hapur unë dhe Partia Socialiste. Çështja është rihapur, me thënë të drejtën falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë, në komunikim me palën tjetër.

Pala greke ra dakord me ne që ta çojmë çështjen e detit në Gjykatë Ndërkombëtare, e cila ka kapacitete për të dhënë drejtësi. Ne do të ulemi dhe të përgatitemi për të arritur një zgjidhje të drejtë. Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë, të tjerat janë skandale mendore, shprehje të ligësisë që shfrytëzon injorancën në funksion të pushtetit. Atyre nuk i ndërpret gjumin as deti as ajri as toka por vetëm plaçka. E kanë treguar sa herë janë në pushtet, që janë të tërhequr pas plaçkës dhe plaçkitjes, kush bëhet pjesë  e tyre është dembel”.- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME