Ndërkohë që në Tiranë, më 25 maj do të jenë përballë Roma dhe Feyenoord, dy skuadrat me tifozëritë më të zjarrta në Evropë, kryeministri Edi Rama është shprehur tepër krenar për këtë gjë.
Rama shkruanj përmes një postimi në rrjetet sociale se tashmë Shqipëria ka një stadium të niveleve europiane, por edhe imazhi i vendit tonë ka ndryshuar.
Jo vetëm kaq, por Rama zbulon edhe bisedën me një nga të dërguarit e UEFA-s në Shqipëri.
“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!
Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija””, shkruan kryeministri Rama.