Lajme

Kush është Vinçens Piroli që u plagos sot në Shkodër?

Vinçens Piroli është 34-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Një person ende i paidentifikuar e ka lënë në spitalin e Lezhës dhe është larguar, ndërsa 34-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Por Vinçens Piroli nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare dhe malazeze pasi në tetor të 2021 është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për vrasjen e malazezit Momçillo Gjurishic. Vinçens Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

Zyrtarët e sektorit kundër krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht ndaj dy shtetasve shqiptarë Vinçenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin. Boshkoviq ka shtuar se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre.

Ngjarja në atë kohë ndodhi në Ulqin në lokalin e Gjurishiç më 4 korrik të 2021, vrasje e cila u dyshua se lidhet me një vrasje në 2017. Ende nuk dihet se si Piroli ka qarkulluar i lirë dhe çfarë ka ndodhur me procesin ndaj tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: