Categories Lajme

Kush udhëtonte dhe me çfarë ishte ngarkuar avioni që u rrëzua në Kelmend?

Policia shqiptare i ka dërguar homologëve në Malin e Zi shenjat e gishtave dhe gjurmët e tjera që janë gjetur në avionin e rrëzuar tre ditë më parë në Kelmend, pranë Vermoshit. Deri tani, Policia përmes një deklarate zyrtare ka bërë me dije se në mjetin fluturues nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Por, Policia arriti në vendngjarje me rreth 3 orë vonesë dhe sipas dëshmitarëve, sapo avioni u rrëzua pranë tij shkoi një fuoristradë e bardhë.

Një bari i zonës u shpreh se për rreth 45 minuta ata ngarkuan “diçka” nga avioni në makinë. Tashmë, autoritetet malazeze kanë në dorë gjurmët e gishtave dhe shenja të tjera që mund të çojnë në identifikimin e personave që ndodheshin në bord. Avioni i modelit “piper” i paidentifikuar dhe me asnjë dokument në kabinë, dyshohet se ka ardhur nga Mali i Zi. Po në këtë shtet dyshohet se janë larguar dhe personat që shkuan atje me makinë, bashkë me pilotin dhe pasagjerin e avionit. Sipas dëshmive makina e bardhë ishte pa targa. Ka dyshime se avioni i rrëzuar ka rënë nga mbingarkesa, por se me çfarë ishte ngarkuar është ende nuk dihet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME