Categories Lajme

Ky është Arjan Sala, roja hero që sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e magazinës

Heronjtë janë të rrallë në Shqipëri, e deri më tani janë cilësuar si të tillë ata të cilët kanë pak pushtet e para dhe përpiqen të ndihmojnë të varfërit. Mirëpo, ndodh që hero, bëhet edhe dikush, që vjen nga një profesion i thjeshtë, i cili me zemrën e madhe dhe me dëshirën për të bërë mirë, humb veten. I tillë është edhe rasti i Arjan Salës, i cili për të shpëtuar punonjësit e magazinës në qendrën tregtare të Casa Italias, mbeti vetë i bllokuar mes flakëve që kanë shkrumbuar gjithçka.

Sipas familjarëve dhe punonjësve, Arjani ishte i pari që vrapoi për të nxjerrë jashtë punonjësit e magzinës dhe u përpoq më pas për të shuar flakët që sa vinin edhe shtoheshin. Kanë kaluar më shumë se 40 orë dhe ende nuk ka asnjë shenjë jete nga Arjani, por tek të gjithë qytetarët shqiptarë shihet lutja për të gjetur trupin e tij dhe respekti i madh për gjestin që ka bërë.

Mësohet se zjarrfikësit kanë gjetur bombulat që mendohet se ka tentuar të fikë zjarrin Arjan Sala. Ata kanë thyer soletën dhe kanë hapur vrima për nxjerrjen e tymit që ka pushtuar magazinën, por nuk dihet se në cilën pjesë të saj mund të ketë qenë për herë të fundit Arjani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME