Categories Lajme

Ky është Naim Bajri që u ekzekutua sot në Shkodër/ 68-vjeçari është xhaxhai i Behar dhe Enver Bajrit

Atentati tronditi sërish Shkodrën, mëngjesin e sotëm. Naim Bajri u ekzekutua teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit me të punësuarin e tij, Astrit Zeneli, ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”.

Bajri u qëllua nga një automjet tip “Benz” me breshëri automatiku, ndërsa 7 plumba i morën jetën në vend.

Fisi Bajri është mjaft i njohur në Shkodër. Saga e vrasjeve në këtë fis ka nisur vite më parë. 68-vjeçari që u vra sot ishte babai i Indrit Bajrit, i cili është ekzekutuar në vitin 2001.  Autorët e vrasjes ishin Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

Viktima ishte gjithashtu xhaxhai i Enver, Behar dhe Ilir Bajrit, emra të njohur për policinë. Pistat kryesore e policisë për atentatin e sotëm është ajo që lidhet me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në zonën e Shkodrës, në të cilat fisi i tij është përfshurë në konflikte të ndryshme.

1654259539_naimbajr2.jpg

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME