Categories Lajme

Ky qytet synon të ndalojë përdorimin e telefonit gjatë ecjes

Zyrtarët në qytetin Yamato në Japoni të hënën dorëzuan një projektligj në asamblenë e qytetit për të ndaluar njerëzit të përdorin telefonat e tyre teksa ecin. Sipas Sora News 24, disa studiues vëzhguan 6,000 njerëz që ecnin përgjatë dy stacioneve të trenave në Yamato dhe zbuluan se 12 përqind e tyre po shikonin në telefonat e tyre.

Kjo ka bërë që disa politikanë në qytet të propozojnë ndalimin e kësaj veprimtarie, me argumentin se janë rritur ndjeshëm incidentet në rrugë.

Qytetarëve iu kërkohet që “të përdorin smartphone-t e tyre teksa qëndrojnë në një vend ku nuk mund të jetë pengesë për të tjerët kur kalojnë.” Nëse ligji miratohet, ai pritet të hyjë në fuqi më 1 Korrik, dhe Yamato do të bëhet qyteti i parë në botë që do të ndalojë përdorimin e telefonit në ecje. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME