Categories Lajme

Pas izolimit shqiptarët dynden për të ikur jashtë shtetit por nuk është aq e lehtë…

Pas gati tre muajsh në izolim me hapjen e kufijve tokësorë qindra shqiptarë janë dyndur në pikat kufitare me Greqinë. Shumica e tyre nisen drejt shtetit fqinj për punë sezonale. Por duket se situata nuk është aq optimiste pasi në kufin me Greqinë kanë mbetur të bllokuar dhe rrezikojne të kthehen pas sepse në sistem nuk u del garancia nga pronari grek edhe pse aprovimi u ka ardhur përmes telefonit.Çifti Marku nga Lezha është një nga familjet që presin në kufi pa asnjë përgjigje nga pala greke.

Biletën e kemi paguar bashkë me burrin por kemi ngel në rrugë. Kështu është shprehur bashkëshortja. Ndërkohë që burri thekson se ata kanë lënë fëmijët ndërsa sorollaten në pikën kufitare. Po pres pasi nuk më ka dalë emri më kanë thënë. Kështu shprehet një tjetër qytetare.

E njëjtë situata paraqitet edhe në doganën e Kakavijës. Edhe aty ka një dyndje emigrantësh që tentojnë të kalojnë kufirin për të mbërritur në shtetin fqinj. Siç deklarojnë vetë emigrantët kanë tre muaj të izoluar në Greqi dhe pamundësia për tu punësuar në vendin tonë i ka detyruar t’i drejtohen Greqisë.

Në pikën doganore të Qafë Thanë situata paraqitet më e qetë. Pandemia ka bërë që shteti maqedonas të mbyllë kufinjt dhe të mos lejojë asnjë shtetas të futet përjej kufirit. Pas kaosit të krijuar në pikat kufitare policia sqaron se nuk ka ndryshim të regjimit kufitar. Bën të ditur se lejohet hyrja për në Shqipëri, por jo të gjithë mund të ikin drejt Greqisë dhe Maqedonisë.

Lejohen vetëm ata që janë rezident apo kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme gjatë periudhës së pandemisë. Ndërsa në pikën kufitare të Murriqanit shqiptaret nisen drejt Malit të Zi edhe ata për punë sezonale. Disa shkojnë për punë sezonale: Do të shkoj të punoj në Malin e zi dhe të punoj të gjithë sezonin.Kështu tha një nga qytetarët.Ndërkohë Mali i Zi nuk ka asnjë pengesë apo kufizim për qyterarët që vijnë nga shtetet që kanë nivel të ulët të personave të prekur në bazë të popullsisë si është edhe Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME