Categories Lajme

Dritan Leli: çadra falas për pushuesit!Optimistë për sezonin turistik

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka deklaruar se është në plan që gjatë fundjavës në Vlorë nuk do të ketë kantierë ndërtimi ku punohet, për t’u dhuruar turistëve  pushime sa më të qeta, teksa ka siguruar se nuk do të ketë rritje çmimesh gjatë sezonit turistik. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Armand Xhelilin, Leli tha se janë ngritur njësi kontrolli për të gjitha bizneset që të parandalojnë një rritje të çmimeve, që mund të pritet për shkak se pjesa më e madhe e biznesve kanë qenë të mbyllura për shkak të COVID-19. Duke u ndalur këtu, Leli tha se Vlora ka mjaftueshëm vijë bregdetare për të mundësuar distancimin social të pushuesve.

“Vlora ka hapësirë të mjaftueshme për ruajtur distancimin social. Kemi filluar aksion nga të gjitha polazhet nga intertet që u prishën objektet pa leje, që COVID i solli një pjesë pauze të punimeve që do ndryshojnë përfundimisht të gjithë infrastrukturën e Vlorë. Kemi diskutuar që gjatë fundjavave të mos ketë punime në kantier, që të mos ketë zhurma për pushuesit që vijnë gjatë fundjavave. Të respektohen çmimet e traditës. Kam ngritur prej 2 javësh njësi kontrolli për të gjitha bizneset, që dalin çdo mëngjes për të kontrolluar bizneset. Jemi në kushtet kur mund të presim njerëz”, tha Leli. Siç është bërë e ditur edhe më herët, në ndryshim nga e shkuara, këtë vit do të ketë më shumë plazhe publike, krahasuar me ato private. Për këtë Leli, tha se një donator privat do të mundësojë çadra për t’u shfrytëzuar nga banorët falas.

“Një donator privat që do na mundësoj çadrat për t’i shfrytëzuar me kosto zero nga banorët. Menaxhimi i plazhit, prioritet do u japim hotele. Ndërkohë në njësitë e tjera, kur nuk ka hotele, do t’u  jepet njësive të shërbimit e drejta për ta menaxhuar këtë plazh. Pavarësisht se ka njësi shërbimi do të ketë edhe plazhe publike, duke respektuar 20% shërbimi. Prioritet ka qenë hoteleria”, tha Leli. Në fund, ai tha se e sheh me syrin optimist këtë sezon turistik në Vlorë. “Numri i turistëve varion nga njësitë hoteliere, statistikat e muajit maj kanë qenë shumë shpresdhënëese, një biznes më tha që ishte 40% më shumë krahasuar me vitin e shkuar”, tha Leli.Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME