Categories Kuriozitete

E zbulojnë shkencëtarët: Ja ushqimi i fundit i dinozaurit 110 milionë-vjeçar

110 milionë vite më parë, pasi kishte konsumuar vaktin e fundit, një dinozaur u mumifikua. 110 milionë vite më pas, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se çfarë ka ngrënë për herë të fundit. Stomaku i dinozaurëve është dëshmi e dietës së tyre, por rrallëherë kërkuesit kanë arritur të gjejnë një të tillë të paprekur. Por këtë herë, gjithçka ishte ruajtur në mënyrë thuajse të përkryer. Zbulimi për dietën vegjetarianë të dinozaurit, të njohur si Borealopelta, u publikua në revistën “Royal Society Open Science”. “Pjesët e gjetheve dhe fosilet e bimëve të tjera ishin ruajtur thuajse deir në qelizë”, tha David Greenwood, bashkautor i studimit, biolog i Universitetit “Brandon”.

Dinozauri i gjet fillimisht në vitin 2011 gjatë gërmimeve në Alberta të Kanadasë. Pasi kishte ngordhur, mbetjet e tij përfunduan në një det të ngrirë, pa u shqetësuar nga askush deri 9 vite më parë. Që prej vitit 2017 ai është i ekspozuar në Muzeun e Paleontologjisë në Alberta. Por zbulimi për atë që ndodhej në brendësinë e fosilit u bë pas gjashtë vitesh punë. Bazuar mbi atë që u gjet në stomakun e tij, dinozauri kishte fierin si ushqimin e tij të preferuar, edhe pse peshonte më shumë se 1 ton. “Kjo gjetje është jashtëzakonisht e rrallë, ky është stomaku i një dinozauri i ruajtur më mirë se në çdo vend tjetër të botës”, tha Jim Basinger, një tjetër bashkautor i studimit dhe gjeolog.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME