Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish në protestë në Vlorë, kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në lagjen “Muradije”, në zonën historike të qytetit.

Gjatë tubimit janë shënuar momente tensioni dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Qytetarët kanë tentuar të rrëzojnë rrethimin e kantierit dhe të futen brenda tij, por janë penguar nga efektivët.

Situata është tensionuar më tej kur Policia ka tentuar të shoqërojë në komisariat një prej protestuesve. Qytetarët e tjerë kanë ndërhyrë, duke kundërshtuar shoqërimin e tij.

Gjatë protestës, forcat e rendit kanë ndërhyrë për të kontrolluar situatën dhe për të shpërndarë të pranishmit.

Protesta zhvillohet një ditë pasi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë pranoi kërkesën për sigurimin e padisë, duke vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria”, në një zonë ku ndodhet monumenti që kundërshtojnë protestuesit.

Padia është paraqitur nga përfaqësues të nismës për mbrojtjen e monumentit dhe persona që kundërshtojnë ndërhyrjet pranë tij. Ndërkohë, 1034 qytetarë kanë firmosur një peticion kundër punimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME