Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me personat e lënduar gjatë protestave studentore në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë kanë marrë trajtim mjekësor 21 persona, mes tyre 8 efektivë policie, 10 protestues dhe 3 kalimtarë. Mes protestuesve të lënduar janë edhe tre të mitur.

Në qendër të vëmendjes mbetet gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit, i cili u plagos gjatë përplasjes me Policinë përpara Ministrisë së Arsimit. I riu vijon të jetë nën monitorimin e ekipit të neurokirurgjisë, por sipas mjekëve, aktualisht nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton të ketë rrezik për paralizë.

Aktualisht, në Spitalin e Traumës vijojnë të marrin shërbim mjekësor dy persona: protestuesi 21-vjeçar dhe një kalimtar, gjendja e të cilit paraqitet stabël.

Personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, raste të tjera të lënduarish janë regjistruar edhe në spitalet rajonale. Në Vlorë kanë marrë ndihmë mjekësore një efektiv policie dhe dy të mitur, ndërsa në Lezhë është paraqitur për trajtim një e mitur. Të gjithë janë larguar nga spitalet pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Protestat studentore janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke shkaktuar të lënduar në disa qytete të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME