Categories Lajme

Lënda narkotike nga Ekuadori dhe lidhja me ekzekutimin e bosit të mafias greke

Në bazë të kordinimit të policive në disa vende është bërë i mundur shkatërrimi i një klani të fuqishëm që transprtonte kokainë nga Ekuadori në vende të tjera.

Operacionin “Impacto 444”, i cili u zhvillua në Ekuador dhe në Greqi, bllokoi një sasi prej 350 kg kokainë dhe ndërkohë kishte arrestime në Ekuador por edhe në Greqi.

Mediat në Athinë kanë filluar të bëjnë lidhjet e vrasjes së një biznesmeni greko australian pak ditë më parë në Greqi dhe sasisë së drogës së kapur nga polcia e cila duket se në një pjesë të madhe kishte si desstinacion Australinë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për grupin e arrestuar, të cilët dyshohen se qëndrojnë pas vrasjes së biznesmenit grek, Janis Makris, 46 vjeç. Operacioni për goditjen e trafikut të drogës ka çuar deri tani 11 persona në pranga, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë.

Vrasja e biznesmenit grek dyshohet të jetë bërë nga ky grup i strukturuar kriminal. Greku i vrarë  në Athinë  ditë më parë ishte bosi i mafias dhe i drogës në Australi, ndërsa shtypi grek ka shkruar disa herë duke denoncuar aktivitetin e paligjshëm të 46-vjeçarit.

Ndërkohë pas vrasjes, mediat australiane hodhën dyshime se vrasësi i biznesmenit mund të ishte një shtetas shqiptar. Gjithashtu mediat greke hodhën aludime të forta se kokaina e sekuestruar gjatë operacionit ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare, por pa dhënë shumë detaje.

Prej shtatorit 2018 e deri ditën e arrestimit, të dyshuarit kanë krijuar një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës nga Ekuadori drejt Australisë nën drejtimin e dy grekëve Apostolis Leusis dhe Vasilis Spiridonakos si dhe shqiptarit Ilia Papa.

Pazaret e drogës dhe konkurrenca dyshohet si një ndër pistat kryesore, e cila ka çuar në ekzekutiminin e biznesmenit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME