Categories Lajme

Lëndë narkotike në dyshek dhe në vazo, ‘fati’ tradhton shqiptarët

Arrestohen në flagrancë nga karabinierët e Ragusës dy të rinj shqiptarë, prangosja e tyre u bë gjatë kontrolleve kundër lëndëve narkotike. Patrullat e policisë po zhvillonin kontrolle mbrëmjen e së dielës dhe vunë re disa lëvizje të dyshimta madje edhe në zona të papritura.

Gjatë inspektimit të kryer në afërsi të parkingut të qendrës tregtare “Farms”, u vu re një makinë e dyshimtë, me të cilën drejtuesi u përpoq të arratisej nga karabinierët.

Sapo policia nisi kontrollet, u identifikuan dy shqiptarët përkatësisht 26 dhe 21 vjeç, i cili u soll në mënyrë të shqetësuar dhe nga kërkimi personal u gjet në posedim të 4 gram kokaine të ndarë në zona.

Policia shtriu kontrollin edhe në shtëpitë e tyre. Në banesën e më të riut, u gjetën edhe 2 gram kokainë e fshehur brenda një dysheku. Në shtëpinë e bashkatdhetarit, midis vazove të luleve në tarracë, u gjet një kavanoz që përmbante 17 gram kokainë.

Të dy shqiptarët janë vendosur nën arrest shtëpiak deri në vendimin përfundimtar nga gjykata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME