Categories Lajme

Leskaj, Takime me banorët e lagjeve “28 Nëntori” e “Kushtrimi”

Vlonjatët nuk gënjehen më nga investimet 3D dhe projektet me filma vizatimorë!

Në 25 prill bëjnë zgjedhjen e tyre! Sot së bashku me kandidaten Nada Daullja u takuam me banorët e lagjeve “28 Nëntori” e “Kushtrimi”. Për këtë qeveri dhe sektin Rama ka nisur numërimi mbrapsht!

Tashmë shikojmë përpara!  Mbështjetja e tyre maksimale jo vetëm gjatë takimit, por edhe gjatë vizitës së kryetarit Basha në Vlorë, optimizmi, shpresa dhe besimi i tyre për një Shqipëri më të mirë është forcë, obligim, por edhe motivim për Partinë Demokratike nesër në pushtet.

Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për Bashën, por janë për të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë, për familjet tona, për të ardhmen europiane të fëmijëve tanë…

Dhe kush mund ta bëje më mirë këtë gjë?

Kush do na çojë në Europë dhe në rrugën e prosperitetit? Sekti Rama, që na mbajti larg BE-së për 8 vjet; që në 8 vite na varfëroi, që nuk bëri asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët, që largoi rininë; shkatërroi arsimin dhe shëndetësinë? Apo Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, të cilët punuan dhe bënë realitet dy arritjet më të mëdha politike në historinë tonë: anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen e lirë pa viza për shqiptarët në Europë. Dhe e treta dhe më e rëndësishmja: Me Bashën kryeministër do të përmbushet aspirata e shqiptarëve duke anëtarësuar Shqipërinë në BE!

Për herë të parë Basha ka futur në politikë konceptin “angazhim” dhe jo “premtim”! Dhe ky është ndryshimi!  Premtimet janë fjalë! Angazhim do të thotë integritet, përgjegjshmëri, llogaridhënie e transparencë! Vlonjatët nuk gënjehen më nga investimet 3D dhe projektet me filma vizatimorë!

Në 25 prill bëjnë zgjedhjen e tyre! Ndaj 25 prilli do të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do të largojë Edi Ramën dhe fillojmë ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar. Së bashku për fitren! Së bashku për ndryshimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME