Categories Lajme

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë, tentoi t’i ikte policisë

Një 30-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet së bashku me dy shtetas të tjerë dhe kishte armë me vete është arrestuar nga policia e Lezhës. Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në hetim është vënë pasagjeri tjetër, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve me të cilët shoqërohej, nuk ka kallëzuar.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të operacioneve për goditjen e paligjshmërive në çfarëdo forme të shfaqjes së tyre, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin Xh. I. dhe me pasagjerë, shtetasit B. R. dhe G. U. Në momentin e ndalimit, shtetasi B. R. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të. Në vijim, gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në kuadër të operacionit “Muzgu”, u ushtrua kontroll edhe në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në një automjet të parkuar brenda rrethimit të banesës së shtetasit Xh. I., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. M., 30 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe Xh. I., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. U., 20 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk ka kallëzuar. Gjithashtu, automjeti me të cilin udhëtonin të 3 shtetasit, ishte në pronësi të një të afërmi të tij.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME