Categories Lajme

Trupi i shqiptarit erdhi pa zemër, prokuroria e Tiranës kërkesë autoriteteve spanjolle: Na e sillni!

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar ambasadës spanjolle në që të ndërhyjë tek autoritetet për të marrë përgjigjen e letërporosisë në të cilën kërkohet zemra e të riut Saimir Sula, i cili ndërroi jetë në një spital në Madrid.

Motra e të ndjerit, Majlinda Sula ka kërkuar drejtësi për vëllain e saj, i cili ndërroi jetë në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur, ndërkohë që mbërriti në Shqipëri pa zemër.

Në shkresën e Prokurorisë së Tiranës drejtuar Ambasadës, në të cilën Europa Press ka pasur akses, theksohet se Shqipëria po heton çështjen si rast i dyshuar trafikimi organesh pas verifikimit të mungesës së zemrës në trupin e Saimir Sulës, pas së cilës kanë dërguar katër letra dhe dy letërporosi: “Me gjithë insistimin tonë nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thotë Prokuroria.

Ministria e Drejtësisë shqiptare ka bërë një kërkesë që e cilëson si “thelbësore dhe legjitime” që të bëhet një test ADN në zemrën e të ndjerit, për të konfirmuar nëse është organi i shtetasit shqiptar, ose një test gjenetik. Sula shkoi në spital më 8 maj 2020 me ethe dhe dyshime se mund të kishte Covid, por rezultoi negative, ndërsa pas 18 orësh motra e tij u njoftua se ai kishte ndërruar jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME