Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy fëmijë viktima dhe një të plagosur rëndë, kanë treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë mesditën e kësaj të diele.

Njëri prej banorëve tregoi për gazetaren Klodiana Haxhiaj po luanin me top, ku makina tip Benz, që drejtohej nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka ardhur me shpejtësi të madhe duke i përplasur, dhe duke lënë dy prej tyre të vdekur në vend. Ai theksoi se dy janë vëllezër, ndërsa i mituri tjetër është djalë i vetëm.

Njëri nga vëllezërit ka shpëtuar por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

“I kam kushërinj prindërit e tyre, makina erdhi me shpejtësi maksimale. I ka goditur dhe i ka copëtuar. Po luanin me top. Babën e vet e ka në Itali, e ka të sëmurë. Ata dy të shtëpisë tjetër janë vëllezër, njëri ka shpëtuar. Në Tiranë është dërguar.”, u shpreh njëri prej banorëve.

Ndërsa një tjetër banor, duke e cilësuar ngjarjen si masakër, shtoi:

“Njëri nga Puka, dy vëllezërit nga Berati. Rruga është shumë e rrezikshme. Jemi ndjerë shumë keq. Janë si fëmijët e mi. Më keq nuk ka më. Kur pashë njerëzit u afrova. Masakër. Kaloi me shpejtësi. Bile njërit kokën ia ndau.”

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME