Categories Bota, Lajme

Liban\Gjenden në fund të detit trupi i nënës emigrante përqafuar me djalin

Largohen për një jetë të mirë, i ikin varfërisë, duke çarë detet, ndërsa shumë nuk mbërrijnë në destinacion. E tillë është edhe historia e nënës dhe një djali të vogël, kufomat e të cilëve janë gjetur nga autoritetet libaneze në det.

Fëmijë i mitur është gjetur në fund të detit i përqafuar me nënën e tij pas përmbytjes së varkës me të cilën ata udhëtonin.

Në një operacion të nisur nga Roja Bregdetare u gjetën rreth 30 trupa të njerëzve që kishin humbur jetë katër muaj më parë sërish duke u munduar të kalojnë kufirin. Mes shumë viktimash ata që dominonin ishin gratë dhe fëmijët.

“Ishte një grua poshtë, në fund, ndërsa mbante djalin e saj …na theu zemrat”, tha Tom Zreika, një nga shpëtimtarët për mediat libaneze.

Më 24 prill, anija me më shumë se 85 emigrantë u mbyt në rrethana ende të paqarta pas kontaktit me një varkë patrullimi të marinës libaneze. Rreth dyzet njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, mbetën të bllokuar në varkë dhe nuk mundën të shpëtonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME