Categories Lajme

Lionel Mesi drejt Inter Miamit? Zyrtari i MLS-së: Do të ishte e mrekullueshme, është lojtari më i veçantë në histori…

Shanset që Lionel Mesi të kalojë në MLS këtë verë janë rritur nga komisioneri i ligës, Don Garber. Inter Miami është lidhur me një lëvizje të dyfishtë të verës për të nënshkruar me “pleshti” dhe ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Serxhip Buskets në qershor.

Kontratat e dy lojtarëve me klubet respektivë skadojnë në verë dhe nuk ka asnjë konfirmim mbi planet e tyre për të rinovuar në këtë fazë. Pavarësisht besimit të dy klubeve për t’i mbajtur dy lojtarët, spekulimet mbeten të vazhdueshme mbi mundësinë për një transferim në SHBA.

Garber u pyet për pikëpamjen e tij për largimin e Mesi-t nga Europa në muajt e ardhshëm, pasi më parë ishte shprehur hapur për potencialin që yjet e moshuar t’i bashkohen MLS, për një kontratë të fundit të majme.

“Ne kemi të bëjmë me lojtarin ndoshta më të veçantë në historinë e lojës. Pra, kur ka zëra se ai është i lidhur me Inter Miami, kjo është fantastike. Nëse do të mund të ndodhte, do të ishte e mrekullueshme për MLS-në, e frikshme për Mesi-n dhe familjen e tij, dhe si çdo gjë me ne, ne përpiqemi të shfrytëzojmë çdo mundësi. Nuk mund të jap më shumë detaje, sepse nuk i kemi”, tha ai gjatë një interviste për “The Athletic”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME