Categories Lajme

Bllokojnë rrugën, tensione mes policisë dhe banorëve të fshatit Rinas, përplasje fizike. FNSH vendos kordon (VIDEO)

Tensione në protestën e Rinasit. Pasi policia ka kërkuar që banorët të hapin rrugën, këta të fundit janë përplasur me efektivët. Ndërkohë, nuk kanë munguar as konfrontimet fizike, ndaj është dashur ndërhyrja e FNSH-së, e cila ka krijuar dhe një kordon.

Ndërkohë, kryeplaku i fshatit iu bëri thirrje banorëve të zonës që të lirojnë rrugën, pasi kishte marrë garancinë e autoriteteve për gjetjen e një zgjidhje.

Tubimi vjen pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Banorët e zonës kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën, duke u ulur në asfalt. Ata kërkojnë njëzëri që rruga të kthehet me dy sense lëvizje.Një prej banorëve të këtij fshati tha se për të marrë një bukë në dyqan, i duhet të bëjë 25 km rrugë, ndërsa theksoi se kjo gjë bëhet edhe për të çuar fëmijët në shkollë.

“Për të dalë për të blerë një bukë, duhet të bëj 25 km. Duhet të iki në Fushë-Krujë, i bie se skam nga dal. Të vijë ambulanca, s’ka ku futet. Garancisë, pa ardhur një nga ata që do na sqarojnë. Nuk kam zgjidhje, jam në burg me ajrim. S’kemi si e bëjmë ndryshe. Fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë. Jemi një nga fshatrat më të rregullt, s’kemi pasur probleme as në 97-ën. S’kemi as ujë as drita. Sa të bjerë një pikë shi, ikin dritat, jemi të penalizuar. Jemi 690 votues, plus fëmijë. S’po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë vetëm lëvizje brenda fshatit.”, tha protestuesi.

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME