Categories Lajme

Frekuentimi i kazinove, udhëtimi në ‘bussines class’ dhe përdorimi i makinave zyrtare nga familja, ja rastet kur Rama mund të shkarkojë ministrat

Frekuentimi i kazinove apo përdorimi i makinave zyrtare për familjarët, tani mund t’u kushtojë vendin e punës ministrave të kabinetit qeveritar.

Qeveria ka mituar në ditët e fundit të prillit disa ndryshime në Kodin Etik Ministror, ku saktësohen aktivitetet që ministrat nuk duhet të bëjnë për aq kohë sa mbajnë këtë pozicion.

Konkretisht, atyre u ndalohet të shkojnë në ambiente ku zhvillohen lojëra fati, t’u lënë makinat e punës familjarëve apo të organizojnë festa për personelin me buxhetin e shtetit.

Në të njëjtën kohë ministrat duhet të bëjnë kujdes edhe kur takojnë përfaqësues të biznesit. Ata duhet të jenë gjithmonë të shoqëruar nga dy funksioonarë të tjerë, të cilët regjistrojnë emrat e pesonave në takim si dhe mbajnë shënim temat për të cilat po flitet.

Për të gjitha rastet kur shkelet Kodi Etik, është shtuar një pikë ku i jepet e drejta Komisionit të Etikës të detyrojë ministrin të kërkojë ndjesë ose të lërë mandatin në varësi të shkeljes.

Rregulla strikte janë përcaktuar edhe për punonjësit e administratës, ku ndër të tjera theksi vihet te përdorimi i telefonit privat gjatë orarit të punës.

Sipas këtij akti të qeverisë, një nëpunës i administatës mund ta përdorë telefonin vetëm nëse nuk pengon në mbarëvajtjen e aktivitetit në zyrë.

Për ministrat

Zyrat e ministrave duhet të jetë të arreduara në mënyrë modeste dhe pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku.”

Ministrave u ndalohet:

  1. h) të udhëtojnë në first class apo business class në Evropë ai dhe personeli që e shoqëron në udhëtime të ndryshme;
  2. i) të pranojë bileta udhëtimi të paguara nga një person/kompani private për veten apo për familjarët e vet;
  3. j) të përdorë sallën VIP të aeroportit për familjarët e vet, në rast se nuk udhëton ai vetë;
  4. k) të përdorë automjetin zyrtar për familjarët e vet dhe nga familjarët e vet, kur nuk është vetë i pranishëm në automjet;
  5. l) të frekuentojë ambiente, në të cilat zhvillohen aktivitete të lojërave të fatit;
  6. ll) të organizojë evente (festa) me personelin apo persona të tjerë, me fonde të buxhetit të shtetit.”.

“të zhvillojë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministrisë përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve, regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse”.

Komisioni i Etikës, pasi del në përfundimin se kemi të bëjmë me një thyerje të Kodit Etik Ministror, ia bën atë me dije Kryeministrit nëpërmjet një akti me shkrim. Në këtë rast, masat disiplinore që mund të japë Kryeministri janë:

kërkimi i ndjesës publike ose lënia e detyrës, në varësi të shkeljes.

Për administratën

ë) Nëpunësi i administratës publike mund të përdorë telefonin celular privat kur nuk pengon kryerjen e detyrave. Përdorimi i tyre gjatë takimeve dhe mbledhjeve të punës është i ndaluar.

  1. f) Telefoni celular zyrtar duhet të përdoret nga nëpunësi i administratës publike vetëm për arsye pune. Ai është i detyruar ta mbajë hapur atë brenda orarit zyrtar dhe gjatë ushtrimit të detyrave, me qëllim mbajtjen e komunikimit të pandërprerë.
  2. Nëpunësi i administratës publike nuk duhet të kërkojë apo të pranojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, për veten, familjen, të afërmit, personat fizikë apo juridikë me të cilët ka marrëdhënie:
  3. a) dhurata, favore, pritje apo çdo përfitim tjetër, si dhe premtime për to, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, me efekt përfitimi të çfarëdoshëm për dhuruesin ose persona të tretë, që ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në paanshmërinë e kryerjes së detyrës, a janë ose duket sikur janë shpërblim për mënyrën e kryerjes së detyrës;
  4. b) ftesa për pritje të ndryshme, premtime, ofrime falas apo ulje të çmimeve për kryerjen e shërbimeve, të argëtimeve, pushimeve, transporteve, udhëtimeve;
  5. c) përfitime të bursave të studimit dhe/apo të sigurimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME