Categories Lajme

Lleshaj kërkon rritje page për uniformat blu: Paratë e gjobave i përdorim për sigurinë rrugore

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare një rritje apo trajtim financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit duke theksuar se ashtu si mjekët janë përballur me pandeminë që nga dita e parë e saj duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. “Pandemia është përballuar nga dy lloj bluzash, bluzat e bardha dhe bluzat blu. Policia e Shtetit ka qëndruar nga dita e parë, jashtë në rrugë, në pikat e kalimit kufitar, duke u përballur pandeminë. Nëse do kishte hapësirë do duhet të kishte një rritje apo trajtim financiar për këtë kategori aq sa do të ishte e mundur”, tha Lleshaj. Lleshaj shpalosi nevojat e sektorëve që kanë më shumë investim në Policinë e Shtetit dhe ministrinë që ai drejton, ndërsa theksoi se paratë e gjobave që mblidhen nga qytetarët do përdoren për sigurinë rrugore.

“Një pjesë të të ardhurave që sigurohen nga gjoba do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Kjo përdoret në shumë vende të botës Pandemia dhe tërmeti kanë ndikuar në buxhetin e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit do të ketë ngarkesë të madhe në vitin 2021 edhe për shkak të vitin zgjedhor. Sa i përket investimeve qeveria vjen në Kuvend me një buxhet të reduktuar për Ministrinë e Brendshme. Investimet do të jenë me financim të brendshëm.

Kemi nevoja të mëdha për laboratorin shkencor të Policisë së Shtetit për shkak se nga aty gjenerohen provat shkencore për të gjithë proceset penale. Ne po punojmë me partnerë dhe donatorë. Do duhet që financimi të kombinohet. Ka një investim për kampusin qendror të policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka nevojë për një sistem komunikimi modern.

Ministria e Brendshme po punon për të shtuar ndërveprimin me ministritë. Emergjenca civile është njëra prej tyre. Ne kemi përgjegjësinë të zbatojmë këtë detyrim ligjor. Ne do të kujdesemi të qëndrojmë për zbatimin e këtij detyrimi ligjor ashtu si do kërkohet zbatimi i disa parametrave të tjerë. Mungesa e një sistemi standard ka çuar në zhvillime jo harmonike. Do të jetë pjesë e prioriteteve të prefektëve për vitin 2021″, u shpreh Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME