Categories Lajme

Lleshaj në Sarandë: Nuk lejojmë asnjë gur dhe asnjë tullë pa leje në këtë vijë bregdetare

Aksioni i policisë për pastrimin e vijës bregdetare do të shtrihet dhe në jug. Pas debateve të zhvilluara në Lezhë dhe në Shkodër, ministri Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Sarandë. Pastrimi nga ndërtimet pa kritere, ka qenë kryefjala e diskutimeve.

Lleshaj: Nuk mund të lejojmë që të vendoset një gur apo një tullë pa leje në këtë vijë bregdetare. Prekja e konfiguracionit natyror të vijës bregdetare është e papranueshme, në çdo aspekt. Policia do të ketë detyra të shtuara edhe në kontekstin e sigurisë dhe do të shtohen kontrollet sa i përket respektimit të parametrave e standardeve në plazhe, nga ana e operatorëve turistikë. Megjithatë Lleshaj bëri thirrje për angazhimin e djemve dhe vajzave të minoritetit në rradhët e forcave të rendit.

Lleshaj: Kemi nevojë për të rekrutuar djem dhe vajza të rinj nga minoritetet në Policinë e Shtetit. Për t’i lënë në këtë mënyrë që të kryejnë shërbim po pranë komuniteteve prej nga vinë. Në mënyrë që të arrijmë një preformancë më të lartë të policisë në këto zona. Lleshaj bëri gjithashtu të ditur se në radhët e policisë do të shtohen efektivë të rinj.

Lleshaj: Qeveria është tashmë në procesin e miratimit të një shtese të re në numrin e Policisë së Shtetit, Kryeministri ka dhënë miratimin e tij. Së shpejti presim të shtojmë një numër të ri mbi 500 punonjës policie. Në Sarandë do të ngrihet një strukturë e IKMT-së e cila do të ketë si qëllim ndjekjen dhe kontrollin e gjithë territorit të kësaj zone.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME