Categories Lajme

Lufta mes demokratëve, në Shkodër Imami përballë Alibeajt!

Për herë të parë në zgjedhje, demokratët do të kenë si kandidaturë për të votuar, jo vetëm emrat e kundërshtarëve politikë, por edhe emrat e kandidatëve të Berishës dhe Bashës. 6 marsi më shumë se sa një betejë elektorale, ngjan si një betejë mes demokratëve. Këto zgjedhje do të tregojnë me vota, se kush e ka mbështetjen më të madhe.

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia do të jetë kandidati i grupit të Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Shkodrës. Nga ana tjetër PD do të futet në garën e zgjedhjeve lokale për bashkinë e Shkodrës, me Xhemal Bushatin. Ndërsa Majlinda Angoni, është kandidatja e PS, për Shkodrën.

Por gara më e fortë duket ajo mes drejtuesve të fushatës. Ajo që bie në sy është se Berisha ka rikthyer në ‘lojë’, një sërë figurash të vjetra, për të cilët historia dëshmon se në kohë të ndryshme, herë i ka pasur bashkëpunëtorë e herë armiq. Arben Imami, është njëri prej tyre. Një zë i fuqishëm tashmë kundër Bashës, Imami është drejtuesi i fushatës i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Shkodrës.

Përballë tij në këtë bashki për zgjedhjet e 6 Marsit është i deleguari i PD-së, Enkelejd Alibeaj. Ndërsa Berisha ka nisur prezantimin e kandidatëve të tij në të 6 bashkitë, duket se luftën më të madhe, e ka me Bashën si kundërshtar, se sa me PS. Ndërkohë Basha ende nuk ka nisur takimet me kandidatët, ndërsa punën tashmë e kanë nisur drejtuesit e fushatës. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi do të udhëheqë fushatën në Lushnje, Grida Duma në Durrës e Rrogozhinë, Enkelejd Alibeaj në Shkodër, Jorida Tabaku në Vorë dhe Xhelal Mziu në Dibër./L.F-dritare.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME