Categories Lajme

Bilanci në një javë/ Policia: U zbuluan dy laboratorë, 22 operacione, u arrestuan 126 persona

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës në një javë, ndërsa ka arrestuar mbi 100 persona.

NJOFTIMI I POLICISE , Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin vijojnë operacionet policore të koduara, për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 437 persona, nga këta: 126 janë arrestuar, 288 janë proceduar dhe 23 janë shpallur në kërkim. Janë kapur 27 persona të shpallur në kërkim, nga këta 22 në kërkim kombëtar (njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje të dyfishtë) dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Farka”, “Programuesi”, “Suplier 2”, “Çelësi”, “Dealer”, “Last game”, “Thread”, “Pinet”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Përgatitja”, “Ixellesi”, “Miloti”, “Lalm i Ri”, “Last winter”, “Qerreti”, “Call me”, “Gaminator”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Poker” dhe “Horizonti”.

Janë goditur 11 raste të armëmbajtjes pa leje, për të cilat janë arrestuar 6 persona, janë proceduar penalisht 4 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 8 armë të ftohta, dy laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, njësi kompjuterike, tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi për lojëra fati, një sasi kokaine, kanabis, 3.5 tonë kafe, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.

Janë evidentuar 49 raste të krimeve mjedisore, me 5 persona të arrestuar, 43 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim. Në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 14 raste, me 5 persona të arrestuar, 12 të proceduar dhe 4 të shpallur në kërkim. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 46 raste, me 16 persona të arrestuar, 33 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 29 raste të dhunës në familje, me 13 persona të arrestuar, 14 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim. Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 30 raste, me 7 persona të arrestuar, 28 të proceduar dhe 1 në kërkim. Janë evidentuar 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 1 person të arrestuar dhe 5 të proceduar.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 13 raste, me 3 persona të arrestuar (2 prej tyre punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”) dhe 12 të proceduar.

Në fushën e qarkullimit rrugor: janë pezulluar 485 leje drejtimi, nga të cilat 311 për shpejtësi tej normave të lejuara, 109 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 65 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 68 drejtues mjetesh, nga këta: 30 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 36 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën. Gjithashtu, janë goditur 18 raste të mitëdhënies, si dhe janë vendosur 14.946 masa administrative.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke vijuar operacionet dhe kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët për të denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME