Categories Lajme

Lushnje, Kapet në flagrancë duke shitur kanabis 42-vjeçari, e pëson edhe italiani që po e blinte

Dy persona janë arrestuar në Lushnjë si të përfshirë në shitjen dhe konsumin e lëndëve narkotike.

Policia thotë se të arrestuarit janë një 42-vjeçar nga Lushnja, i cili posedonte drogën, dhe një i ri 20-vjeçar nga Italia që u kap në flagrancë duke blerë një sasi kanabisi.

Sipas të dhënave, tregtari i drogës në  qytetin e Lushnjës ishte dënuar më parë për të njëjtën veprimtari. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë për dy të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet falë inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “Deal”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

U kap në flagrancë teksa shiste doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet 42-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në pranga edhe një 20-vjeçar nga Italia, pasi u kap duke blerë dozat e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Deal”, në kuadër të të cilit u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit G. S., 42 vjeç, banues në Dimal dhe R. A., 20 vjeç, banues në Itali.

42-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit R. A., doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME