Categories Lajme

Lutja e një nëne: Dua një shtëpi, kam vajzën me aftësi të kufizuara, më ndihmoni!

Tërmeti ka tronditur më së shumti ato familje të cilat edhe përpara 26 nëntorit, kanë jetuar këmbëkryq me varfërinë dhe fatkeqësitë. E tillë është historia e Pashkë Prekës nga Kurbini, e cila, fle në çadër me tre fëmijë jetimë. Më e madhja, Ela, është me aftësi të kufizuara dhe familja ka vështirësi të menaxhojë veprimet e saj. Jemi në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Kjo është shtëpia dhe Pashkë Prekës. Tërmeti në familjen e saj nuk ka nisur me lëkundjet sizmike. …. Përpara 15 vjetësh, Pashka nga Dukagjini, pranoi kërkesën e një burri 75 vjecar, për tu martuar me të. I shoqi, kishte ende në shtëpi gruan e parë, me të cilën nuk kishte pasur mundësi të kishte një fëmijë. Martesa me Pashkën i dha atij tre fëmijë. Gjonin, të vogëlin, e lindi kur ishte 77 vjec. Më pas ai vdiq 83 vjec së bashku me gruan e parë, duke i lënë Pashkës një barrë të rëndë.

Më e rëndë se tërmeti dhe varfëria, është fëmija e tyre e parë. Ela, e cila erdhi në jetë kur Pashka ishte 36 vjec dhe i shoqi, 75. Ela nuk është strehuar në ndonjë qendër të kujdesit mendor, dhe luhatjet e humorit të saj, e vendosin në vështirësi familjen. Jeta e saj ka qenë përherë e vështirë, qysh kur ka ardhur nuse në këtë shtëpi. Tërmeti i ka lënë jashtë.

Pashka, do vetëm një strehë të sigurt, raporton abc. Dy fëmijët e tjerë premtojnë se do të rrisin rezultatet në mësime, që të mund të përfitojnë bursa studimi për të ardhmen, ndërsa Pashka, ngel me sytë në horizont, se mos dikush do t’i zgjasë dorën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME