Një aksident është regjistruar sot në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur .Për rrjedhojë është plagosur Renato Pali, 14 vjeç, banor i Ksamilit. 14-vjeçari mësohet se ka marrë fraktura në kokë dhe për mjekim më të specializuar është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sarandë/Informacion paraprak Më datë 15.05.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.